zoom

Aktualitet

Aksident në Fier, disa persona të plagosur

Aksident në Fier, disa persona të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e së mërkurës në bypass-in e Fierit, duke lënë katër persona të lënduar, përfshirë dy shtetas të huaj.

Sipas të dhënave paraprake, dy automjete që po lëviznin në të njëjtin drejtim janë përplasur me njëra-tjetrën për arsye ende të paqarta.

Përplasja ka qenë e fortë dhe ka shkaktuar dëmtime te të gjithë personat që ndodheshin në mjetet e përfshira.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin trajtim mjekësor.

Burime spitalore bëjnë me dije se gjendja e tyre është e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën, pavarësisht lëndimeve të marra.

Mes të lënduarve ndodhen edhe dy turistë të huaj, identiteti i të cilëve nuk është bërë ende publik.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit./ Zoom.al

Postime të lidhura