zoom

Aktualitet

Aksident fatal në Fier, humb jetën shoferi (PAMJET)

Aksident fatal në Fier, humb jetën shoferi (PAMJET)

Një aksident i rëndë me një viktimë ka ndodhur mesditën e kësaj të enjteje në aksin e ri rrugor që të çon drejt Darëzezës, në Fier.

Sipas informacionit paraprak, një automjet ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar i përmbysur në kanalin anësor. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë, përtej normave të lejuara.

Përplasja rezultoi fatale për drejtuesin e mjetit, i cili humbi jetën në vendngjarje si pasojë e dëmtimeve të marra.

Menjëherë pas sinjalizimit, në zonë mbërritën forcat e policisë dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për nxjerrjen e trupit nga automjeti, i cili është dëmtuar pothuajse plotësisht nga aksidenti.

Ndërkohë, autoritetet po hetojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në aksidentin tragjik./ Zoom.al

Postime të lidhura