zoom

Të gjitha

“Mbretëresha e operacioneve plastike” / Transformimi i Donatella Versace do ju “tmerrojë”

Kur flitet për stilisten e famshme italiane, Donatella Versace, ajo që bie ndërmend në radhë të parë, për fat të keq, është kirurgjia plastike. Me kalimin e viteve, fytyra e dizajneres është vështirë për t’u njohur dhe rrallëherë dikush e di se si dukej ajo dikur.

Dama që trashëgoi perandorinë e modës pas vdekjes së vëllait Gianni Versace në vitin 1997, festoi ditëlindjen e saj të 67-të dhe është një nga emrat më të mëdhenj në industrinë e modës.

Donatella është përpjekur gjithmonë të justifikojë titullin e ikonës së modës dhe me kalimin e viteve shumëkush ka harruar si dukej në rininë e saj. Në ditët e sotme, ajo bën pjesë në listën e atyre që kanë shkuar shumë larg me operacionet estetike.

Ajo shkonte shpesh në qendra estestike solar për të bërë nxirje dhe që kur u bë bionde në vitin 2002, nuk ka hequr dorë nga ngjyra e flokëve. Në këtë ndryshim ndikoi edhe jeta e trazuar që bëri dhe varësia ndaj alkoolit dhe drogës, veçanërisht pas vdekjes së vëllait./L.K

/Zoom.al