zoom

Të gjitha

Ai nuk pranoi divorcin, shqiptarja dhunohej dhe abuzohej nga ish-bashkëshorti

Ai nuk pranoi divorcin, shqiptarja dhunohej dhe abuzohej nga ish-bashkëshorti

Divorci ka qenë shkaku i dhunimit të vazhdueshëm fizik dhe seksual të një shqiptareje në Itali, nga bashkëshorti i saj.

41-vjeçari nuk e ka pritur aspak mirë vendimin e divorcit, ndërsa herë pas here  ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, duke e lënë të plagosur lehtë, si dhe ka abuzuar seksualisht.

Mediat italiane shkruajnë se në fund të muajit maj, e reja shqiptare është paraqitur pranë komisariatit të Gallarate, duke denoncuar dhunën e ish-bashkëshortit të saj.

Ajo ka dëshmuar se edhe pas daljes së divorcit, ai nuk ka pranuar që të dalë nga banesa, duke e dhunuar fizikisht dhe seksualisht atë. Po ashtu ajo ka pohuar se ai nuk ka paguar as shumën e përcaktuara nga gjykata për kujdestarinë e dy fëmijëve të mitur.

Pas një hetimi nga policia, akuzat e saj kanë rezultuar të vërteta, çka i kanë kushtuar atij arrestimin e menjëhershëm./ Zoom.al