Aplikacion
Aktori i Hollivudit dhe ambasadori i vullnetit të mirë i Kombeve të Bashkuara, Ben Stiller e ka konsideruar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky si heroin e tij, gjatë një vizite në Kiev.
“Ajo çfarë keni bërë, mënyra si keni mobilizuar shtetin, botën, është vërtet inspiruese”, ka thënë ylli amerikan 56-vjeçar, duke iu referuar fjalimeve të Zelenskyt para parlamenteve në gjithë botën.“Është nder i madh për mua… ju jeni heroi im”, ka thënë Stiller, i cili u emërua ambasador i vullnetit të mirë i OKB-së më 2018.
Të dy kanë folur edhe për karrieren që kanë pasur si aktorë të humorit.‘Ju keni hequr dorë nga një karrierë e mrekullueshme ’, i ka thënë Stiller, Zelenskyt.“Jo aq të mrekullueshme sa e juaja”, i është përgjigjur ai.
Më herët Stiller vizitoi qytetin e shkatërruar të Irpin në Ukrainë dhe bëri thirrje për dhembshuri si dhe mbështetje për të gjithë refugjatët në mbarë botën. Qyteti afër Kievit u bë skena e luftimeve të ashpra menjëherë pasi Rusia sulmoi Ukrainën më 24 shkurt./L.K
/Zoom.al