zoom

Të gjitha

Kozma Dushi “ngre nga varri” të vdekurin me këngën ikonike / Kamera e “Piranjave” bëhet virale

Kozma Dushi “ngre nga varri” të vdekurin me këngën ikonike / Kamera e “Piranjave” bëhet virale

Në mbrëmjen e djeshme në emisionin “Piranjat” ishte një moment i veçantë shkaktuar nga kamera e fshehtë. Ky emision i moderuar nga Florian Binaj dhe Arilena Ara sjell çdo javë denoncime të ndryshme por nuk mungojnë dhe momente të tilla gazmore dhe protagonist kësaj radhe ishte këngëtari Kozma Dushi.

Agjentët e emisionit kishin krijuar një situatë që dukej mjaft e vërtetë, të një burri në moshë i cili ndodhej në spital në momentet e tij të fundit të jetës dhe dëshira e tij e fundit ishte të takonte Kozmain i cili ishte idhulli i tij. Pasi vihet në dijeni për këtë, Kozma Dushi nuk heziton aspak të takojë fansin e tij por gjatë takimit ai vdes nga një atak kardiak.

Para “vdekjes” i sëmuri i lë amanet këngëtarit të këndojë në funeralin e tij këngën “Eja o shoku ynë”, që ishte e preferuara e tij. Këngëtari dhe njëherë tregon veten e tij dhe anën njerëzore duke plotësuar amanetin e të “vdekurit” por çudia ndodh sepse gjatë këngës fansi ngrihet nga arkivoli duke habitur të gjithë.

https://www.youtube.com/watch?v=e5bt-Fkydao

Kozma Dushi edhe pse mjaft i dashur dhe i njohur për publikun shqiptar është ndjekur nga mallkimi i famshëm i vendit të dytë në festivale. Kësaj radhe atij i dhënë për herë të parë pikërisht çmimi i parë./L.K

/Zoom.al

 

 

Postime të lidhura