Aplikacion
Artisti Kozma Dushi, me mbi 30 vjet karrierë, është fotografuar duke udhëtuar me autobus.
Paparacët e kanë kapur duke udhëtuar me autobus, duke treguar një anë të jetës së tij që nuk shihet shpesh tek figurat e njohura të muzikës.

Aq më tepër, duke treguar një realitet të hidhur shqiptar: artistët e vërtetë nuk vlerësohen asnjëherë aq sa meritojnë.
Më herët, Kozma Dushi ka rrëfyer vetë për vështirësitë financiare dhe pamundësitë e tij për të realizuar një videoklip.
“Është shumë e vështirë për një këngëtar si unë apo Liljana të realizojnë një videoklip sot. Biznesmenë apo njerëz të tjerë, nuk japin para. Ndërkohë që për ndonjë nga ata që quhen këngëtarë sot paguajnë deri në 20.000 euro për një natë. Sot është shumë e vështirë për ne të gjesh 5.000 euro për një videoklip. Ka biznesmenë të mirë, por është shumë e vështirë të takohesh me ta. Kur i thua një biznesmeni që kushton 3.000 euro një videoklip, thotë merri 50.000 lekë të vjetra”, është shprehur Kozma Dushi./ Zoom.al
“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore