zoom

Të gjitha

A po i bashkohet Pete Davidson sezonit 2 të “The Kardashians”?

Duket se Pete Davidson po i bashkohet familjes Kardashian-Jenner në një nivel më serioz, tani që u zbulua se komediani mund të përfshihet në sezonin e dytë të serialit të njohur Hulu “The Kardashians”.

Ndërsa sezoni i parë u publikua së fundmi, episode të reja të reality show-t janë në xhirim e sipër me sezonin e dytë që përfundon në fund të qershorit. Producentja ekzekutive Danielle King dha disa të dhëna se çfarë mund të presin shikuesit në sezonin e ardhshëm, duke përfshirë romancën e re të Kim Kardashian.

Në episodin e fundit të shfaqjes, pamë Kim duke filluar një lidhje serioze me Pete, madje duke e shfaqur shkurtimisht komedianin gjatë një skene. Megjithatë, në fund të fundit e gjitha varet nga çifti dhe se sa do duan t’u tregojnë shikuesve.

“Pete është një person i profilit të lartë, ai është një aktor; siç ka thënë Kim më parë; kur kamerat ndizen për të, do të thotë se ka ardhur koha e performancës,” shpjegoi producentja gjatë një bisede me “Deadline”.

“Kur kamerat xhirojnë për këtë familje, është koha për të nisur punën. Nëse do të kemi biseda të thella të histoisë së tyre, kjo varet tërësisht nga ai… kjo është tërësisht një bisedë mes Kim dhe Pete,” tha ajo.

“Shfaqja ka të bëjë me kastin tonë kryesor, ka të bëjë me këtë familje, kështu që nëse do të marrin pjesë të tjerë, varet vetëm nga ata,” shtoi producentja, “Nuk e kam parë asnjëherë; Kim kurrë nuk u përpoq të bindte Pete (të ishte në shfaqje). Gjithmonë varet nga personi me të cilin kanë të bëjnë. Nëse ata duan të bashkohen në xhirim, më shumë fuqi për ta; ne jemi të lumtur ta garantojmë atë.”