zoom

Të gjitha

A janë pajtuar Fifi dhe Mentor Haziri katër vite pas sherrit tek “Kënga Magjike”?

Edhe pse kanë kaluar 4 vite që nga sherri i Fifit me këngëtarin Mentor Haziri, ai është pyetur përsëri për këtë çështje. Teksa ishte i ftuar në emisionin “E diell”, Mentori u shpreh se vazhdon të mos ketë asnjë kontakt me Fifin dhe tha se nuk ia vlen të flitet më për atë gjë.

“Nuk kam komunikim apo kontakte. Nuk ka qenë asgjë e rëndësishme. Ishte thjesht një votim tek “Kënga Magjike” dhe nuk ia vlen të flasim për atë gjë”- u shpreh ai.

Çdo gjë nisi në edicionin e “Kënga Magjike” në vitin 2018, kur Mentori komentoi performancën e Fifit dhe cilësoi se ajo kishte stonuar.

“Thjesht ka qenë performanca më e dobët e festivalit, stonatura ka qenë e jashtëzakonshme. Mendoj që ka qenë një ndër performancat më të dobëta. Nuk ishte kënga e keqe vetëm se performanca nuk ka qenë për t’u lëvduar. Diçka ndodhi me Fifin dhe Kreshën me mikrofonin dhe dëgjuesin. Fifi nuk ka qenë në më të mirën e mundshme për shkak të stonaturës”- pati thënë Mentori.

Nuk pati vonuar përgjigjja e Fifit e cila e ka quajtur “ulje” deklaratën e tij që artistët merren vesh me njëri-tjetrin për pikët. Fifi i tha Mentorit se nuk është në formën e tij më të mirë artistike siç ishte kur këngët ia prodhonte Flori Mumajesi. Që atëherë dy këngëtarët kanë patur mjaft debate nëpër rrjetet sociale dhe mesa duket nga deklarata e fundit nuk e paskan gjetur gjuhën e përbashkët.