Aplikacion
Loredana Zefi dhe Noizy bashkuan forcat këtë verë dhe sollën një këngë, e cila u kthye në hit, titulluar “Heart Attack”.
Në një intervistë për emisionin “Prive”, reperja ka zbuluar personin që e prezantoi me Noizyn.
“Na ka bashkuar Blerim Destani. Nuk jemi njohur kurrë më parë. Jemi takuar, jemi kuptuar dhe nuk ka patur asnjë problem. Shoqëria është super prej nesh. Pak më vonë mund të sjellim edhe ndonjë koncert tjetër”, u shpreh Loredana.
Dyshja u panë të afërt pas projektit “Heart Attack” dhe zërat filluan se mes tyre mund të ketë një lidhje. Dyshimet i forcoi edhe fakti se Noizy ka prishur raportet me ish-partnerin e Loredanës, Mozzik.