zoom

Të gjitha

“A do marrë pjesë në Big Brother Vip Isida Mollaymeri”…?!/ Përgjigja e balerinës befason fansat

“A do marrë pjesë në Big Brother Vip Isida Mollaymeri”…?!/ Përgjigja e balerinës befason fansat

Balerina e njohur Isida Mollaymeri ka ironizuar ish-banorët e “Big Brother Vip” për çështjen e pastëristë që ka ngjallur jo pak herë debat gjatë reality-showt. Në një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, Isida u pyet nga dikush nëse do të merrete pjesë në “Big Brother Vip”.

“A do merrje pjesë në “Big Brother Vip?” Të imagjinoj duke gatuar dhe duke kërcyer.”– pyet ndjekësi.

Isida përgjigjen e saj e ka lidhur me faktin se gatuan dhe kërcen shumë mirë, por nuk ka lënë pa përmendur edhe pastërtinë e shtëpisë.

“Unë gatuaj shumë mirë… Kërcej shumë mirë thonë… Dhe më e rëndësishmja laj shumë mirë… se për këtë të fundit kishte shumë nevojë.”- shkruan balerina në Instastory, duke mos dhënë një përgjigje konkrete nëse do të bëhej pjesë e formatit./L.K

/Zoom.al

Postime të lidhura