zoom

Aktualitet

Nesër protesta e PD/ Policia tregon rrugët që do bllokohen

Nesër protesta e PD/ Policia tregon rrugët që do bllokohen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë një tjetër protestë kombëtare nesër përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë.

Tubimi është njoftuar të mbahet nga ora 19:00 deri në 22:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në funksion të mbarëvajtjes së protestës, Policia e Tiranës ka bërë publike planin e masave dhe kufizimeve të qarkullimit.

Sipas njoftimit zyrtar, duke nisur nga mesnata e sotme, do të ndalohet parkimi dhe lëvizja e automjeteve në segmentin e bulevardit nga zona e njohur si “Ura e Dajtit” deri te rruga “Ismail Qemali”.

Ndërkohë, ditën e protestës, nga ora 15:00 deri në përfundim të saj, do të bllokohet plotësisht qarkullimi në bulevardin kryesor, nga kryqëzimi pranë Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”. Kufizime do të ketë edhe në disa rrugë të tjera përreth, përfshirë “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Policia ka apeluar ndaj organizatorëve që të respektojnë oraret dhe itinerarin e miratuar, ndërsa u ka kërkuar qytetarëve mirëkuptim për bllokimet e përkohshme të trafikut./ Zoom.al

Postime të lidhura