zoom

Lajme

Berisha thirrje për pjesëmarrje në protestën e 17 prillit: Kurrë kilogrami domates s’ka pasur këtë çmim

Berisha thirrje për pjesëmarrje në protestën e 17 prillit: Kurrë kilogrami domates s’ka pasur këtë çmim

Kreu i Partia Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të bashkohen në protestën e paralajmëruar më 17 prill, duke e cilësuar atë si një moment të rëndësishëm reagimi kundër qeverisë.

Në mesazhin e tij, Berisha fton të gjithë qytetarët, pavarësisht bindjeve politike, të bëhen pjesë e protestës:

“Mesazhi im i fundit është një thirrje nga zemra për çdo qytetar shqiptar, pavarësisht nga bindjet e tij politike, për çdo të ri, për çdo pensionist, për çdo punëtor, për çdo intelektual, të bashkohemi më 17 prill.”

Ai thekson se protesta synon të japë një mesazh të fortë brenda dhe jashtë vendit:

“T’u tregojmë shqiptarëve kudo që janë, t’i tregojmë Europës dhe botës se ne qëndrojmë të pamposhtur përballë këtyre hajdutëve, që nuk kanë ligj as moral, që shkelin Kushtetutën.”

Berisha shton se kjo protestë është një shpresë për qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë:

“Të mos harrojmë se protesta jonë është shpresë për shqiptarët, është shpresë për miqtë tanë në Europë dhe në botë. Është mesazh se ne qëndrojmë kundër korrupsionit, vjedhjeve, për shtetin ligjor dhe për të ardhmen europiane.”

Në deklaratën e tij, ai akuzon kryeministrin Edi Rama për rritjen e çmimeve dhe përkeqësimin e kushteve ekonomike:

“Të bashkohemi kundër këtij ndëshkimi që i bën Edi Rama çdo qytetari shqiptar me çmimin më absurd të naftës, me taksën fiskale më të lartë në botë për një litër naftë.”

Duke u ndalur te kostoja e jetesës, Berisha përmend edhe rritjen e çmimeve të produkteve bazë:

“Në historinë e tregut shqiptar, kurrë kilja e domates nuk ka pasur këtë çmim që ka sot.”

Postime të lidhura