zoom

Aktualitet

Protesta e opozitës, policia blindon Kryeministrinë para tubimit

Protesta e opozitës, policia blindon Kryeministrinë para tubimit

Pak orë para nisjes së protestës së opozitës, e parashikuar për në orën 19:00, forca të shumta të policisë janë vendosur përreth godinës së Kryeministrisë në Tiranë.

Në terren është parë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, i cili po ndjek nga afër zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë protestës.

Sipas të dhënave, rreth 1500 efektivë policie janë angazhuar për mbarëvajtjen e tubimit, ndërsa janë marrë masa të shtuara për kontrollin e situatës në zonat kyçe të kryeqytetit.

Autoritetet kanë njoftuar gjithashtu kufizime të qarkullimit, ku prej orës 15:00 janë bllokuar disa nga rrugët kryesore përreth Kryeministrisë. Ndër akset e prekura janë bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe disa rrugë të tjera përreth, ndërsa ndalohet edhe parkimi në këto zona.

Kreu i PD, Sali Berisha fillimisht do të shkojë në selinë blu dhe nga atje do t’iu bashkohet militantëve në shesh, ku do të mbajë edhe fjalim./ Zoom.al

Postime të lidhura