Aplikacion
Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për pesë nga 11 personat e arrestuar gjatë protestës së 17 prillit, të organizuar nga Partia Demokratike.
Të arrestuarit dolën këtë të hënë para gjykatës, pasi u ndaluan nga policia pas incidenteve të regjistruara pranë godinës së Kryeministrisë.
Sipas organit të akuzës, pesë prej tyre janë kapur në flagrancë duke mbajtur bomba molotov, çka çoi në kërkesën e prokurorisë për masë më të ashpër sigurie.
Personat për të cilët u dha masa “arrest me burg” janë:
Ndërkohë, për personat e tjerë pritet vendimi përfundimtar i gjykatës lidhur me masat e sigurisë.
Të arrestuarit akuzohen për disa vepra penale, mes tyre “goditje për shkak të detyrës”, “prishje e qetësisë publike”, “shkatërrim i pronës me zjarr”, “kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “mbajtje pa leje e mjeteve të rrezikshme”./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit