Aplikacion
Moderatorja Dojna Mema ka bërë një rrëfim të ndjerë 5 vite pas ndarjes nga jeta të babait të saj.
Gjatë një interviste në “Klan Kosova”, Dojna ka treguar se pavarësisht se vitet kalojnë, ajo e ndien mungesën e të atit si ditën e parë.
Ajo ka shtuar se që prej largimit të tij nga kjo jetë, ndjen brenda vetes një person të dytë që e shtyn drejt jetës, sa herë ndihet keq.
“Më vjen një forcë e brendshme shumë e madhe që di të ringrihem, është shumëfishuar në momentin që babi im u largua nga kjo botë. Më duket se qëkur babi iku nga kjo botë dhe shkoi në tjetrën unë kam një person brenda meje që gjatë gjithë kohës më bën mua të ngrihem, sa herë që rrëzohem. Gjatë gjithë kohës më thotë: “Shiko, se kjo që ndodhi e ty të duket kaq e keqe ndodhi për një gjë më të mirë. Dhe kjo është ndoshta e vetmja gjë e bukur në gjithë këtë trishtim të madh, forca e mbinatyrshme që njerëzit nuk e kuptojnë nga u vjen. Unë e di që më vjen nga një engjëll.
E dija që babai im nuk do donte të më shihte të trishtuar pas humbjes së tij, ai do donte të shihte të bëja atë gjë që unë doja më shumë,” tha ajo. Megjithëse kanë kaluar disa vite, çdo ditë mbetet e vështirë për të.
Është akoma shumë e vështirë humbja e tij pavarësisht se kanë kaluar 5 vite. Me kohën nuk bëhet më e thjeshtë. Je thjesht ti që mësohesh me faktin se nuk e ke më atë person, koha nuk e shëron mungesën e atij njeriu. Por, e ndjej të pranishëm kudo dhe më mban shumë të fortë. E gjithë forma e tij fizike është brenda meje, truri i tij është truri im, dora e tij është dora ime, është shumë e çuditshme për tu shpjeguar”, tha Dojna Mema.
Përplasje e fortë mes UEFA-s dhe FIFA-s, europianët sulmojnë planin e ri të Infantinos