zoom

Kosova

Mbyllet votimi në Kosovë, LVV kryeson exitpoll-et, por me më pak vota

Mbyllet votimi në Kosovë, LVV kryeson exitpoll-et, por me më pak vota

Në orën 19:00 është mbyllur afati për hyrje në qendrat e votimit në Kosovë.

Qytetarët që ndodhen brenda qendrave, kanë të drejtë të përfundojnë procesin e votimit.

Deri në orën 17:00, mbi 560 mijë veta ushtruan të drejtën e tyre – rreth 200 mijë më pak krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ndërkohe exit poll-et e publikuara nga disa televizione në Kosovë e nxjerrin Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) në vend të parë, me rreth 42 për qind të votave – dukshëm më pak krahasuar me mbi 51 për qind që fitoi në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Exit poll-et janë sondazhe që realizohen menjëherë pas votimit, zakonisht pranë qendrave të votimit, dhe japin një pasqyrë të hershme të rezultatit.

Sipas të dhënave të publikuara nga Klan Kosova, pas LVV-së renditen: Partia Demokratike e Kosovës me rreth 21 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me rreth 17 për qind dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me rreth 6 për qind.

Postime të lidhura