zoom

Aktualitet

33 masa sigurie për mbetjet e rrezikshme të “Kurum”/ Kush janë biznesmenët dhe zyrtarët e përfshirë

33 masa sigurie për mbetjet e rrezikshme të “Kurum”/ Kush janë biznesmenët dhe zyrtarët e përfshirë

Zbardhem detaje të reja në lidhje me çështjen e mbetjeve të rrezikshme të kompanisë “Kurum”. Hetimet janë zgjeruar duke shqyrtuar edhe rolin e zyrtarëve shtetërorë në këtë proces.

Burimet thanë se janë vendosur gjithsej 33 masa sigurie, që përfshijnë drejtues dhe përfaqësues të kompanive, si dhe funksionarë të institucioneve publike, duke përfshirë Agjencinë Kombëtare të Mjedisit (AKM) dhe Doganat.

Prokuroria e Durrësit deklaron se hetimet për kontabandën e mbetjeve drejt Tajlandës zbuluan shkelje të shumta të ligjit mjedisor nga “Kurum International”, “Sokolaj”, si dhe nga AKM, Dogana e Durrësit dhe kompania koncesionare e terminalit lindor të portit.

Nga 33 masat e vendosura, 26 janë “arrest me burg”, ndërsa 7 të tjera janë “arreste shtëpie”. Mes personave që ndodhen në arrest shtëpie është edhe Arta Dollani, ish-drejtoreshë e AKM-së, e dyshuar për përfshirje në lehtësimin dhe autorizimin e eksportit të mbetjeve.

Në listën e urdhër-arresteve të lëshuara nga Prokuroria e Durrësit në kuadër të hetimeve për mbetjet e rrezikshme përfshihet edhe Kledina Skëndo, punonjëse në Sektorin e Monitorimit të Lejeve Mjedisore pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM).

Kledina Skëndo ka qenë gjithashtu kandidate për deputete e Partisë Socialiste, e renditur e 34-ta në listën e Tiranës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Hetimi lidhet me eksportimin e 102 kontejnerëve me mbetje të rrezikshme drejt Tajlandës, të cilat më pas u kthyen në Shqipëri pas sinjalizimit nga Rrjeti i Bazelit, që monitoron lëvizjen ndërkombëtare të mbetjeve të rrezikshme. Prokuroria dyshon se në këtë proces janë shkelur rregullat ligjore dhe procedurat mjedisore, dhe po heton veprimet konkrete të zyrtarëve të AKM dhe Doganave lidhur me lehtësimin e eksportit./ Zoom.al

Lista e të dyshuarve dhe masat e sigurisë:

  • Erdal Demir, administratori i “Kurum International” – arrest me burg
  • Yusuf Sezai Kurum – arrest me burg
  • Gjovana Sokolaj – arrest me burg
  • Doni Sokolaj – arrest me burg
  • Arta Dollani – arrest shtëpie
  • Olizana Pemati – arrest me burg
  • Mujo Ilazaj – arrest me burg
  • Rami Bunga – arrest me burg
  • Harun Sarica – arrest me burg
  • Arif Shkalla – arrest me burg
  • Shaban Hyseni – arrest me burg
  • Mirjeta Zotaj – arrest shtëpie
  • Mikail Hila – arrest me burg
  • Mbarime Koroci – arrest me burg
  • Nazif Bajrami – arrest me burg
  • Andon Prifti – arrest me burg
  • Petrit Qosja – arrest me burg
  • Julian Kapedani – arrest me burg
  • Indrit Likaj – arrest me burg
  • Helidon Lila – arrest me burg
  • Edmond Voda – arrest me burg
  • Shkëlqim Jakupi – arrest me burg
  • Florian Çimo – arrest me burg
  • Gazmend Sina – arrest me burg
  • Ingo Hesse – arrest me burg
  • Dritan Seferaj – arrest me burg
  • Kledina Skendo – arrest shtëpie
  • Evis Mellonashi – arrest shtëpie
  • Kejdi Ahmetaj – arrest me burg
  • Iva Musa – arrest shtëpie
  • Xhulio Golgota – arrest me burg

Postime të lidhura