zoom

Të gjitha

2.2 tonë kokainë në Peru! Kokat e organizatës kriminale, 2 shqiptarë?

2.2 tonë kokainë në Peru! Kokat e organizatës kriminale, 2 shqiptarë?

2.2 tonë kokainë u sekuestruan nga Policia e Perusë, një sasi droge kjo, e cila do të transportohej në rrugë ujore për në Holandë.

Kokaina ishte fshehur në kanoçe asparagusi, teksa mësohet se janë arrestuar shtatë peruanë dhe janë lëshuar urdhërarreste ndaj dy shqiptarëve.

“Ne kemi sekuestruar dy tonë e dyqind kilogramë kokainë që do transferohej nga deti në Holandë”, i tha AFP-së kolonel César Echevarría, kreu i Drejtorisë Kundër Drogës.

Echevarría bëri me dije se kjo organizatë e trafikut të drogës drejtohej nga dy shtetas shqiptarë dhe se droga do të dërgohej në portin e Roterdamit, në Holandë.

“Kjo është një organizatë kriminale me lidhje në Kolumbi, Ekuador dhe Shqipëri”, tha Echavarría.

“Ne po koordinojmë me seksionin e Policisë Ndërkombëtare për të gjetur dy shtetasit shqiptarë. Kjo organizatë planifikoi të paguante me monedha virtuale bitcoin”, shtoi Echevarría./ Zoom.al