zoom

Të gjitha

17-vjeçari shqiptar godet me thikë bashkëmoshatarin e tij, u zunë për radhën në banjo

17-vjeçari shqiptar godet me thikë bashkëmoshatarin e tij, u zunë për radhën në banjo

Një adoleshent shqiptar ka goditur me thikë një bashkëmoshatar pas një sherri se kush do hynte i pari në banjo.

Mediat italiane raportojnë se, 17-vjeçari shqiptar dhe ai egjiptian nisën të ziheshin për radhën e banjos. Pas sherrit verbal, shqiptari e goditi adoleshentin me thikë në dorë.

Një nga kujdestaret e konviktit ku jetonin të miturit ka dëgjuar britmat që vinin në korridor dhe ka shkuar menjëherë në drejtim të tyre.

Ajo ka gjetur 17-vjeçarin me plagë në dorë dhe e kanë dërguar në spital. Ndërsa shqiptari, i cili kishte hedhur thikën në tualet, është proceduar penalisht nga policia italiane. Dy të miturit jetonin në një strehimore në Bolonja.