zoom

Të gjitha

14 thasë kokainë! Dënohet me burg trafikanti shqiptar në Angli

14 thasë kokainë! Dënohet me burg trafikanti shqiptar në Angli

Një 28-vjeçar është dënuar me pesë vite burg në Britaninë e Madhe, pasi është kapur duke trafikuar kokainë.

Veli Rakepi u ndalua nga policia angleze në 8 shkurt të këtij viti, pas dyshimeve ndaj tij për trafik droge. Gjatë një kontrolli, policia gjeti se Rakepi kishte në posedim 14 thasë të vegjël kokainë, si dhe 445 paund cash.

Hetimet e mëtejshme e çuan policinë në mjediset e një lokali, ku gjetën leje drejtimi dhe kartë identiteti greke që mbante një emër tjetër, por me fotografinë e Rakepit.

Hetimet në Njësinë Kombëtare të Mashtrimit të Dokumenteve identifikuan se këto dokumente ishin të falsifikuara.

Ai u deklarua fajtor, ndërsa vetë Rakepi pretendoi se e kishte gjetur drogën në një park pak para ndalimit të tij nga policia. Ndërsa shtoi se kishte ndërmend ta përdorte drogën për përdorim personal.

Pas një gjyqi dyditor, ai u shpall fajtor nga juria për të gjitha veprat penale. Rakepi u dënua me pesë vjet e gjashtë muaj burgim. Ndërsa i është ndaluar edhe drejtimi i mjetit për gjithsej 57 muaj.