zoom

Sport

Zyrtare/ Thiago Motta largohet nga Bolonja, do jetë tekniku i ri i Juventusit. Mungon vetëm firma

Flitej prej kohësh, por tashmë është zyrtare. Thiago Motta nuk është më trajner i Bologna-s.

Me anë të një reagimi në faqen zyrtare, klubi italian njoftoi largimin e Motta-s në fund të këtij sezoni:

“Këtë mëngjes, Thiago Motta i komunikoi klubit se nuk do të rinovojë kontratën e tij. Klubi i Bologna-s pranon vendimin e tij dhe e falënderon për punën e shkëlqyer që ka bërë, i urojmë fat në karrierën e tij”, lexohet ndër të tjera në njoftimin e klubit.

Motta largohet nga Bologna pasi i dhuroi ekipit një biletë historike për në Champions League. Thiago Motta pritet të marrë tani drejtimin e Juventus, klub me të cilin ka gjetur prej kohësh akordin total. Bardhezinjtë njoftohet se e kanë shkarkuar Allegrin pasi nuk fitoi dot Serie A, teksa Kupa e Italisë nuk mjaftoi, për shkak edhe të incidentit me drejtorin e ekipit që tekniku shkaktoi. /ZOOM.AL/