zoom

Sport

Zyrtare, Stefano Pioli nuk është më tekniku i Milanit. Nis merkato për trajnerin e ri

Kuqezinjtë e Milanit nuk do të kenë më në pankinë Stefano Piolin. Skuadra dhe tekniku do ndajnë rrugët, teksa konfirmimi zyrtar erdhi sot.

“AC Milan dhe Stefano Pioli njoftojnë se do të ndërpresin bashkëpunimin ndërmjet tyre në përfundim të këtij sezoni duke i dhënë fund në këtë mënyrë raportit të nisur në tetor të 2019”, thuhet në komunikimin e klubit.

Përflitej prej kohësh, por tashmë është zyrtare: Stefano Pioli nuk është më trajner i Milan, me klubin kuqezi që doli me një komunikatë zyrtare këtë të premte:

“Milan falënderon Piolin dhe stafin e tij për punën e bërë në krye të ekipit të parë në këto 5 vite, ku arriti të fitojë edhe një titull kampion në Serie A”, lexohet ndër të tjera në njoftimin e klubit kuqezi. Klubi ka disa emra në tavolinë për pasuesin. /ZOOM.AL/