zoom

Lajme

ZYRTARE/ Armando Broja firmos me Burnley

ZYRTARE/ Armando Broja firmos me Burnley

Armando Broja është zyrtarisht lojtar i Burnley, pasi ka firmosur ditën e sotme kontratën me klubin e sapongjitur në Premier League.

Ka qenë vetë klubi i Burnley i cili ka njoftuar përmes rrjeteve sociale nënshkrimin e kontratës me sulmuesin kuqezi, i cili largohet përfundimisht nga blutë e Londrës.

Mësohet se Broja ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me skuadrën e Burnley-t.

Shifra zyrtare nuk është zbuluar nga klubet, por mediat në Angli raportojnë se marrëveshja është mbyllur për 20 milionë paund.