zoom

Aktualitet

Zjarri te “5 Maji”/ Kërkohet ndihma e ushtrisë dhe përforcime nga Vora e Elbasani

Zjarri te “5 Maji”/ Kërkohet ndihma e ushtrisë dhe përforcime nga Vora e Elbasani

Zjarri që ka përfshirë tregun e rrobave të përdorura në zonën “5 Maji” në Tiranë ka marrë përmasa gjigante.

Në vendngjarje aktualisht janë më shumë se 30 efektivë të forcave zjarrfikëse dhe 6 automjete, të cilat janë në luftë me flakët, por ende nuk kanë mundur t’i vënë nën kontroll.

Burime bëjnë me dije se është kërkuar ndihma e forcave zjarrfikëse të Elbasanit, Kamzës dhe Vorës.

Gjithashtu, është kërkuar ndihma e ushtrisë. Mësohet se zjarri po përhapet në një tjetër vatër, gjë që e ka vështirësuar edhe më shumë situatën./ Zoom.al

Postime të lidhura