zoom

Aktualitet

(VIDEO) Merr flakë tregu i rrobave të përdorura në Tiranë, flakët e tymi “pushtojnë” qiellin

(VIDEO) Merr flakë tregu i rrobave të përdorura në Tiranë, flakët e tymi “pushtojnë” qiellin

Flakë të përmasave të mëdha kanë përfshirë tregun e rrobave të përdorura në zonën e “5 Majit” në Tiranë.

Forca të shumta zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të vendosur nën kontroll flakët. Qytetarë të shumtë dhe pronarë biznesesh kanë dalë jashtë në rrugë. 

Paraprakisht mësohet se nuk ka persona të lënduar, ndërsa dyshohet se ka pasoja të mëdha materiale.

Dyshohet se fillimisht ka marrë flakë një dyqan dhe më pas zjarri është përhapur në të gjithë tregun. Gjithë zona është e mbuluar me kabuj elektrikë, duke e bërë situatën tepër të rrezikshme. Nuk dihet arsyeja e saktë e zjarrit./ Zoom.al

Postime të lidhura