Aplikacion
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka mbërritur në landfillin e Elbasanit, i cili prej 3 ditësh vazhdon të jetë i përfshirë nga flakët.
Në vendgrumbullimin e mbetjeve në Elbasan, po vijon puna prej ditësh për shuarjen të flakëve, të cilat kanë dalë jashtë kontrollit.
Zjarri në periferi nisi përpara tre ditësh duke shkaktuar ndotje të madhe mbi të gjithë qytetin dhe zonat përreth.
Gjatë orëve të paradites Vengu ishte në Vlorë me kryeministrin Rama ku u shkarkuan të gjithë drejtorët e bashkisë.
Mbetet për tu parë nëse do të ketë lëvizje edhe në Elbasan.