zoom

Aktualitet

Pas vizitës së Piro Vëngut/ Nis ndërhyrja nga ajri në Elbasan

Pas vizitës së Piro Vëngut/ Nis ndërhyrja nga ajri në Elbasan

Zjarri që shpërtheu në fushën e mbetjeve pranë inceneratorit të Elbasanit vijon të jetë aktiv edhe në orët e mesditës së sotme, duke përbërë një rrezik serioz për shëndetin publik dhe mjedisin.

Megjithëse flakët në sipërfaqe janë reduktuar ndjeshëm, shtëllunga të mëdha tymi vazhdojnë të ngrihen, veçanërisht në pjesën perëndimore dhe zonën qëndrore të landfillit.

Sipas autoriteteve, deri në mesditë janë hedhur mbi 10.500 metra kub dhera për të izoluar vatrat nën sipërfaqe dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve. Megjithatë, për shkak të përmasave dhe natyrës së mbetjeve, zjarri mbetet ende aktiv në shtresat e brendshme, duke e bërë të vështirë shuarjen e plotë.

Situata është inspektuar nga ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, dhe kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja. Menjëherë pas vizitës së tyre, ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri, me qëllim përshpejtimin e operacioneve për shuarjen e zjarrit.

Ndërkohë, banorët shprehen të shqetësuar për mungesën e transparencës dhe heshtjen e autoriteteve përballë një situate që po rëndon jetën e përditshme në qytet. Për këtë arsye, për ditën e nesërme është paralajmëruar një protestë qytetare, e cila do të nisë përpara Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe do të përfundojë pranë godinës së Bashkisë. 

Postime të lidhura