Aplikacion
Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një godinë në ndërtim pranë Muzeut Nënujor në Sarandë, duke shkaktuar përhapje të madhe tymi dhe shqetësim te banorët dhe bizneset përreth.
Sipas të dhënave paraprake, flakët janë shfaqur në katet nëntokësore të ish-maternitetit të qytetit, një objekt që aktualisht po rikonstruktohet për t’u kthyer në muze tematik. Dyshohet se zjarri ka nisur nga materialet izoluese (polisterol) të përdorura gjatë punimeve.
Në vendngjarje ndërhynë menjëherë forcat zjarrfikëse të Sarandë, të cilat arritën të neutralizojnë flakët brenda një kohe të shkurtër./ Zoom.al
