zoom

Aktualitet

Zgjedhjet vendore, Rama përdor sërish integrimin në BE

Zgjedhjet vendore, Rama përdor sërish integrimin në BE

Edi Rama, ka vijuar edhe ditën e sotme me propagandën e integrimit në Bashkimin Europian.

Nga asambleja e Partisë Socialiste në Durrës, ku u ndal te zgjedhjet e ardhshme vendore, Rama e përdori integrimin në BE, sërish si kartë elektorale ashtu siç bëri edhe në zgjedhjet e kaluara.

Sipas Ramës, zgjedhjet e ardhshme në 2027, nuk janë lokale, por janë për të ardhmen në BE dhe PS, sipas tij, do të vulosë prezencën e Shqipërisë në BE.

“Është hapur një derë në BE, na kanë thënë ata: ne ju duam, ne duhet të bëjmë çmos të mos mbyllet dera pa hyrë ne brenda. Duhet ta konfirmojmë PS në zgjedhjet e ardhshme, që janë zgjedhje politike më shumë sesa vendore. Duhet që PS të jetë e vetëdijshme që fati e ka dashur të na bjerë një gur kaq i madh për ta vendosur në majë, duke vulosur prezencën e Shqipërisë në BE. Kështu e ka sjellë rrota e historisë, ne duhet ta bëjmë atë që na kërkohet. Duhet ta kapim trenin e historisë patjetër”,- është shprehur Rama.

Postime të lidhura