zoom

Politikë

Zgjedhjet për krerët e PD në rrethe, “Rithemelimi” mban procesin në 8 degë

Zgjedhjet për krerët e PD në rrethe, “Rithemelimi” mban procesin në 8 degë

Në 8 degë të Partisë Demokratike, Komisioni i Rithemelimit mbajti këtë të shtunë zgjedhjet për krerët e rinj. Zgjedhjet u zhvilluan në Tiranë, Elbasan, Tropojë, Skrapar dhe Kuçovë, sipas parimit “1 anëtar, 1 votë”.

Votimi nisi në orën 08:00 dhe u mbyll në orën 18:00 të pasdites.

Pas numërimit të votave Komisioni i Rithemelimit njoftoi se garën për kreun e degës së Skraparit e fitoi Hajredin Bakiasi, në degën 10 të Tiranës fitoi Andi Beliu ndërsa në degën 16 fitoi Eduard Rexha.

Ndërsa në degën e Paskuqanit fitues u shpall Anton Pjetërnikaj.

Me herët Komisioni i Rithemelimit ka mbajtur zgjedhjet në 5 degë të vendit.

/Zoom.al/