zoom

Lajme

Zgjedhjet e 11 majit/ Zbardhet mesazhi i Ramës për kandidatët e PS

Zgjedhjet e 11 majit/ Zbardhet mesazhi i Ramës për kandidatët e PS

Një muaj larg zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, kryeministri Edi Rama iu ka dërguar një mesazh kandidatëve socialistë për deputetë.

Për shkak të “luftës” për të siguruar sa më shumë vota, veçanërisht për emrat që janë në listën e hapur, Edi Rama kërkon nga kandidatët të mos bëjnë fushatë jashtë zonës së tyre elektorale.

Po ashtu, kërkesë e kryesocialistit për kandidatët që janë në listë të hapur është që ata të mos kërkojnë nga emrat që janë në listë të mbyllur që të orientojnë votën tek ata.

“Asnjë deputet s’duhet të hapë zyra te veta jashtë zonës së caktuar nga drejtuesi politik. Deputeti është i lirë të bëjë takime ku të dojë, por në asnjë mënyrë nuk duhet të përdorë për takimet e tij strukturën. Struktura është në funksion të qëllimit të përbashkët, jo për t’u bërë tabelë qitje e çdo deputeti. Deputetët në listë të mbyllur nuk duhet kategorikisht të kërkojnë vota për asnjë deputet në listën e hapur, po vetëm për numrin 5. Të gjithëve duhet t‘u thonë tek vota preferenciale jeni të lirë! Po ashtu deputetët në listën e hapur nuk është mirë t’u kërkojnë kolegëve në listën e mbyllur vota në zonën përkatëse, pasi e para i vënë në pozitë të vështirë, e dyta i shtyjnë drejt prishjes së barazisë së garës dhe e treta i bëjnë të çorodisin strukturën”./ Zoom.al

Postime të lidhura