zoom

Lajme

10 mln euro për dorëzimin e votës nga Diaspora. KQZ cakton kompaninë postare për transportin

10 mln euro për dorëzimin e votës nga Diaspora. KQZ cakton kompaninë postare për transportin

KQZ ka vendosur që një kompani ndëkombëtare postare të bëjë transportin e fletëve të votimit në diasporë për zgjedhjet e 11 Majit.

DHL do të jetë kompania dhe procesi do të  kushtojë 10 milionë Euro.

Brenda datës 10 Prill do të nis shpërndarja e fletëve të votimit në 85 shtete të botës ku jetojnë shqiptarë, të cilët kanë fituar të drejtën e votës për këto zgjedhje.

Ndërkohë partitë politike shqiptare kanë shprehur shqetësimin e tyre pasi postat kanë vendosur që fleta e votimit të merret dhe të dorëzohet vetën nga personi që ka të shënuar emrin në zarf. Ata pretedojnë se kjo do të ndikojë në numrin e shqiptarëve që do  të ushtrojnë të drejtën e votës.

Postime të lidhura