zoom

Lajme

SHIFRAT/ Sa shqiptarë kanë të drejtën e votës më 11 maj?

SHIFRAT/ Sa shqiptarë kanë të drejtën e votës më 11 maj?

Ministria e Brendshme ka publikuar listën përfundimtare të zgjedhësve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Sipas të dhënave të marra nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, të drejtën e votës e kanë 3,713,761 shtetas shqiptarë, brenda e jashtë vendit.

“Ndër ta: 114,642 zgjedhës votojnë për herë të parë; 1,081 shtetas të papërfshirë, për shkak të dekriminalizimit, ndërsa 5,225 është numri i qendrave të votimit. Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare në vend, listat zgjedhore përfshijnë dy kategori: zgjedhësit që jetojnë brenda vendit dhe zgjedhësit që jetojnë jashtë vendit”, njoftoi Ministria e Brendshme.

Për shqiptarët me dokumente identifikimi të skaduara, ministria bën thirrje që t’i rinovojnë ato./ Zoom.al

Postime të lidhura