Aplikacion
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, zhvilloi një bisedë telefonike me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Në një postim në rrjetin social X, ai bëri të ditur se e ka ftuar zyrtarisht Ramën që të marrë pjesë në Samitin Ukrainë-Evropa Juglindore.
Zelensky njoftoi se gjatë bisedës e informoi kryeministrin shqiptar për sulmet e fundit me raketa dhe dronë të ndërmarra nga Rusia, duke theksuar se këto veprime dëshmojnë mungesën e vullnetit të Moskës për t’i dhënë fund luftës.
“Kemi nevojë për presion të mjaftueshëm ndërkombëtar që ta ndalë agresionin rus. Diskutuam gjithashtu për bashkëpunimin me partnerët evropianë dhe për unitetin tonë. Shqipëria do të jetë e përfaqësuar në samit. Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Ukrainës dhe popullit tonë,” shkroi ai./ Zoom.al