Aplikacion
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për të siguruar paqe dhe mbështetje ndërkombëtare për vendin e tij.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zelensky njoftoi se ka informuar Ramën për situatën aktuale në vijën e frontit dhe në arenën diplomatike. Ai theksoi se Ukraina po punon ngushtë me aleatët për t’i dhënë fund agresionit rus.
Postimi i plotë i Zelenskyt
Pata një bisedë të mirë me Kryeministrin e Shqipërisë, @ediramaal. E informova shkurtimisht mbi situatën në front dhe në diplomaci. Po punojmë me të gjithë partnerët tanë për të përfunduar këtë luftë dhe për të ndalur vrasjet sa më shpejt të jetë e mundur.
Diskutuam përgatitjet për takimet në forume ndërkombëtare të rëndësishme. Këto do të jenë formate të veçanta angazhimi me partnerët tanë. Do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur popullin tonë.
Faleminderit, Edi, faleminderit Shqipëri, për mbështetjen tuaj të palëkundur për Ukrainën./ Zoom.al
