zoom

Lajme

Bisedimet për armëpushim në Ukrainë, Macron nga Tirana: Përballë cinizmit të Putin, besoj se Trump do të reagojë

Bisedimet për armëpushim në Ukrainë, Macron nga Tirana: Përballë cinizmit të Putin, besoj se Trump do të reagojë

Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi sot se nisma për një armëpushim dhe paqe të qëndrueshme në Ukrainë ka marrë mbështetje të gjerë nga partnerët perëndimorë, përfshirë edhe ish-presidentin amerikan Donald Trump. Macron theksoi se presidenti aktual i SHBA-ve erdhi me “një ambicie për të bërë paqe” dhe se “duhet të respektohet për këtë”.

Sipas tij, propozimi për një armëpushim është tashmë miratuar nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ndërsa tani pritet përgjigja e Rusisë.

Ai bëri të ditur se është zhvilluar një punë intensive diplomatike për të siguruar një paqe të qëndrueshme, duke përfshirë vizita në Kiev së bashku me figura të tjera të larta si Strmer dhe Merz. Macron tregoi se ata e kanë kontaktuar së bashku Donald Trump për të kërkuar mbështetjen e tij për një armëpushim me garanci sigurie.

Sipas presidentit francez, ndërsa nga pala ukrainase ka pëlqim dhe angazhim për negociata, Rusia ende nuk ka dhënë një përgjigje konkrete, pavarësisht se presidenti Putin kishte sugjeruar një takim të mundshëm në Stamboll.

Macron: Presidenti amerikan erdhi me një ambicie për të bërë paqe. Ishte një deklaratë e rëndësishme dhe SHBA duhet të respektohet për këtë. Ne reaguam duke thënë se duhet një paqe e fortë dhe e qëndrueshme. Dhe për këtë kemi bërë një punë shumë intensive. Dhe më pas u miratua edhe nga presidenti i Ukrainës. Ne po presim përgjigjen e Rusisë.

Në Kiev ishim me Strmer, Merz, dhe kemi thirrur së bashku zotin Trump për t’i thënë që jemi të gjithë për armëpushim, me garanci sigurie dhe që duhet vendosur presion mbi Rusinë, akord i dhënë nga Trump është i fortë, pastaj propozimi i Putin ishte të thoshte takohemi në Stamboll. Të dielën dha pëlqimin Zelensky, sot nuk kemi asgjë.

Po ju them që ballë cinizimit të Putinit, mendoj, jam i sigurte që Trump, i merakosur për besueshmërinë e Amerikës do të reagojë. Propozimi për armëpushim, për tu takuar, janë amerikane, janë të rëndësishme, nuk mund të kenë një përgjigje të tillë. Ne do vazhdojmë të bashkëpunojmë që Ukraina të rezistojë dhe të ketë paqe.

Postime të lidhura