zoom

Bota

Zbulohen kushtet e Rusisë/ Si mund t’i japë fund Putin luftës në Ukrainë?

Zbulohen kushtet e Rusisë/ Si mund t’i japë fund Putin luftës në Ukrainë?

Presidenti rus Vladimir Putin, sipas burimeve të brendshme që kanë folur për Reuters, është i gatshëm të negociojë një marrëveshje paqeje me Ukrainën, por ka disa kushte për t’i dhënë fund luftës:

  • Ndalim të zgjerimit të NATO-s drejt Lindjes, përfshirë një zotim të qartë dhe me shkrim që Ukraina, Gjeorgjia, Moldavia dhe republika të tjera ish-sovjetike të mos anëtarësohen kurrë në aleancë.
  • Status neutral për Ukrainën, që nënkupton mosangazhim me blloqe ushtarake.
  • Heqje të sanksioneve perëndimore, që kanë dëmtuar rëndë ekonominë ruse.
  • Zgjidhje për asetet shtetërore ruse të ngrira në vendet perëndimore.

Një burim i lartë rus ka theksuar për Reuters se “Putin është gati për paqe, por jo me çdo çmim”.

Nga ana tjetër, Presidenti amerikan Donald Trump, i cili ka deklaruar më parë synimin për t’i dhënë fund luftës, ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj Putinit, duke e paralajmëruar se “po luan me zjarrin”./ Zoom.al

Postime të lidhura