Aplikacion
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se nuk është “i kënaqur” me homologun e tij rus, Vladimir Putin, pas sulmit më të madh ajror të Moskës deri më tani në Ukrainë.
Në një qortim të rrallë, Trump tha: “Çfarë dreqin i ka ndodhur? Po vret shumë njerëz.” Më vonë ai e quajti Putinin “absolutisht të çmendur”.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar më parë se “heshtja” e Uashingtonit ndaj sulmeve të fundit ruse po inkurajonte Putinin, duke kërkuar presion të fortë, përfshirë sanksione më të ashpra, ndaj Moskës.
Të paktën 12 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në Ukrainë gjatë natës së së dielës, pasi Rusia qëlloi 367 dronë dhe raketa – numri më i lartë në një natë të vetme që kur Putini nisi një pushtim në shkallë të plotë në vitin 2022.