zoom

Bota

“Putini është i çmendur”/ Rusia reagon ashpër pas deklaratave të Trump

“Putini është i çmendur”/ Rusia reagon ashpër pas deklaratave të Trump

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka reaguar ndaj deklaratës së ish-Presidentit amerikan Donald Trump, i cili e cilësoi Vladimir Putinin si “të çmendur” për shkak të vazhdimit të agresionit ndaj Ukrainës.

Në një deklaratë për mediat, Peskov tha se pavarësisht toneve emocionale, procesi i nisur i negociatave është një hap i rëndësishëm.

“Ne vlerësojmë përpjekjet e Shteteve të Bashkuara dhe veçanërisht të Presidentit Trump për të ndihmuar në organizimin dhe nisjen e këtyre negociatave”, theksoi ai.

Sipas Peskovit, reagimet emocionale janë të pritshme në një periudhë të tillë tensioni, por vendimet e Presidentit Putin kanë si qëllim kryesor mbrojtjen e sigurisë së shtetit rus.

“Pamë qartë se regjimi i Kievit kërcënoi liderët ndërkombëtarë që udhëtuan drejt Moskës për të marrë pjesë në ceremonitë e Ditës së Fitores. Kishte përpjekje të drejtpërdrejta për të goditur qytete të mëdha, përfshirë edhe kryeqytetin tonë, përmes sulmeve me dronë. Këto veprime nuk kanë ndalur”, shtoi ai.

Peskov nënvizoi se në këto kushte, çdo veprim i ndërmarrë nga Putin është në funksion të mbrojtjes kombëtare dhe i justifikuar përballë kërcënimeve në rritje./ Zoom.al

Postime të lidhura