zoom

Bota

Zelensky, deklaratë të fortë: Do qëndroj në Kiev, nuk kam frikë nga askush

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përmes një mesazhi drejtuar popullit  u shpreh se “nuk ka frikë nga askush”.

Zelensky tha se do të vazhdojë të qëndrojë në kryeqytetin ukrainas.

“Unë do të qëndroj në Kiev, në Bankova, pa u fshehur dhe nuk kam frikë nga askush. Do bëj aq sa duhet për të fituar këtë luftë!”

Kryeqyteti ukrainas po përballet prej ditësh me sulme të agresorëve rusë që nuk po ia dalin lehtë të thyejnë rezistencës e ukrainasve, të cilët po u bëjnë ballë armiqve shumë më të mëdhenj në numër.

Zelensky ka ftuar në takim edhe Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin për të biseduar, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje prej tij./ Zoom.al