zoom

Bota

Dita e 13-të e luftimeve/ Rusi-Ukrainë, sot priten sërish bisedime

Ukraina shënon sot ditën e 13-të të agresionit rus. Shefi humanitar i OKB-së, Martin Griffiths u ka bërë thirrje dy vendeve, që të sigurojnë kalim të sigurt për civilët, të cilët kërkojnë të ikin nga luftimet.

“Bombardimet ruse ende po pengojnë evakuimin e civilëve nga qytetet e rrethuara si Kievi, Mariupoli, Sumy dhe Kharkiv”, thonë autoritetet ukrainase.

Mediat shtetërore ruse deklaruan se ishin gati të rihapnin korridoret humanitare të martën në mëngjes.

Ukraina kishte refuzuar më herët një propozim rus për të lejuar civilët të arratiseshin, pasi shumë nga rrugët të çonin vetëm në Rusi ose aleatin e saj, Bjellorusi.

Një raund i tretë i bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë përfundoi me pak marrëveshje – një raund i katërt do të zhvillohet sot.

Ministrat e Jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë do të takohen gjithashtu këtë të enjte në Turqi./Zoom.al