Aplikacion
Nga Zoom.al
Në një dokumentar tronditës të publikuar më 15 prill nga rrjeti publik gjerman ZDF, në bashkëpunim me kanalin e njohur, ARTE, Shqipëria paraqitet si një shtet i kapur nga një regjim gjithnjë e më autoritar, i lidhur ngushtë me struktura mafioze dhe trafik ndërkombëtar droge – deri në nivelet më të larta të qeverisjes. Dokumentari i titulluar “Drogë, Dollarë, Diplomaci – Vallëzimi i Shqipërisë me BE-në” vendos në qendër të vëmendjes kontrastin e thellë mes imazhit perëndimor që promovon qeveria e Edi Ramës dhe realitetit të errët që përjetojnë qytetarët shqiptarë.
Teksa në samitet ndërkombëtare Shqipëria përqafohet si aleate strategjike, në dokumentar shfaqen pamje të dhunës në parlament, përleshje të rënda si ajo e fisit Rraja në një lokal dhe protesta masive në rrugët e Tiranës. Në sfond, zë një vend të rëndësishëm pyetja thelbësore që shtron regjisori Niko Karasek:
A është Shqipëria vërtet gati për Europën? Dhe a është Europa e gatshme të përqafojë Shqipërinë që është kthyer në një arenë ku përzihen turizmi, korrupsioni, droga dhe diplomacia?
Pikat kryesore të dokumentarit:

DOKUMENTARI:
Anëtarësimi i Shqipërisë në BE konsiderohet si një domosdoshmëri gjeostrategjike, veçanërisht që nga pushtimi rus i Ukrainës. Për këtë, BE është e gatshme të kalojë mbi dështimet e qarta në lidhje me demokracinë dhe lirinë e shtypit dhe përfituesit janë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, klika e tij dhe strukturat mafioze në vend.
Shqipëria deri në fillim të viteve 1990 ishte një Kore e Veriut në Europë. E izoluar si nga Lindja, ashtu edhe nga Perëndimi. Që nga viti 2013, kryeministër është Edi Rama. Puna e tij karakterizohet nga politika e brendshme rigoroze nga njëra anë dhe politika e jashtme e orientuar drejt Perëndimit nga ana tjetër.
Por ndërsa krerët e qeverive evropiane e lartësojnë Shqipërinë në samite prej vitesh, në parlament dhe në rrugët e Shqipërisë ka protesta të ashpra kundër një regjimi gjithnjë e më autokratik.
Qeveria e kryeministrit Rama akuzohet për favorizim dhe e përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës deri në nivelet më të larta.
Vendi është kandidat për anëtarësim në BE që nga 2014. Për t’u kundërvënë vendeve agresive, si Kina dhe Rusia, BE-ja duket se është e gatshme të mbyllë sytë për deficitet në lidhje me demokracinë dhe lirinë e shtypit. Nga kjo përfitojnë tani Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe klika e tij.
Por çfarë lloj vendi është ky, që nga njëra anë në vitin 2023 tërheq çdo vit më shumë se dhjetë milionë vizitorë në plazhet dhe lumenjtë e tij malorë, ndërsa nga ana tjetër, para anëtarësimit në BE, ka shpenzuar miliona euro ndihma? Shqipëria është e vështirë për t’u kuptuar.
Në fund, mbetet pyetja:
A është Shqipëria gati për Europën? Dhe a është Europa gati të pranojë një vend që është përfshirë nga protesta masive dhe struktura mafioze?
ZDF 2025. Regjia: Niko Karasek