Aplikacion
Zaniolo te Juventusi në këmbim të 40-50 milionëve euro dhe Paulo Dybala te Roma: ajo që vetëm pak muaj më parë mund të dukej vetëm një hipotezë merkatoje, mund të bëhet realitet në pak ditë.
Pas një jave si i papunë, e ardhmja e argjentinasit është ende në ekuilibër dhe ngërçi i Interit mund të rihapë një të ardhme në Romë për argjentinasin, i cili do të ishte i vetmi lojtar që do t’i kërkohej me vendosmëri klubit nga José Mourinho, i bindur se mund ti ofroj shumë cilësi dhe gola verdhekquve.
Special One, raporton Il Corriere dello Sport, po bën presion mbi Friedkin sepse ai është i bindur se ai ende mund të fitojë garën për Dybala.
Milani zgjodhi De Ketelaere dhe u largua, Interi, me të cilin marrëveshja ekziston prej disa kohësh, është i bllokuar nga bollëku në sulm dhe kështu Dybala mund të lodhet duke pritur pavarësisht insistimit nga Marotta dhe të rilidhet me Romën.
Verdhekuqtë e kërkuan edhe pranverën e kaluar por negociatat u ndërpen nga kërkesat e sulmuesit për 8 milionë euro neto në sezon për tre vjet plus komisionet e majme dhe bonusi i nënshkrimit.
Pas tetë ditësh si lojtar i papunë, megjithatë, kërkesat e lojtarit, i cili për momentin nuk ka marrë të gjitha ofertat që ndoshta priste, janë të ndryshme dhe Roma, me ngarkesën e pasionit që e shoqëron, mund të përfaqësojë një tundim emocional për argjentinasin.
Ai nuk do të luante Champions League, por do të bëhej njeriu simbol i skuadrës së Mourinhos, gjë që nga ana e tij është e sigurt për sa i përket projektit. /zoom.al/