Aplikacion
Tottenham pritet të marrë një tarifë prej rreth 15 milionë paund nga Los Angeles FC për Heung-Min Son.
33-vjeçari pritet të finalizojë transferimin e tij në LAFC gjatë ditëve të ardhshme.
Lojtari i kombëtares së Koresë së Jugut konfirmoi se kishte marrë vendimin për t’u larguar nga Spurs pak kohë më parë, por ua kishte thënë vetëm disa lojtarëve.
Trajneri i ri i Tottenhamit, Thomas Frank, e dinte vendimin e tij përpara ndeshjes së tyre të parë parasezonale kundër Readingut në korrik./ZOOM.AL

