zoom

Aktualitet

Zbardhet krimi/ Plagosja në Lushnjë, 65-vjeçari u qëllua me armë nga i vëllai

Zbardhet krimi i ndodhur në Lushnjë mëngjesin e sotëm, ku mbeti i plagosur një person.

Mësohet se policia ka arrestuar autorin e plagosjes së 65-vjeçarit, Faik Veliu dhe ai është vëllai i tij, Sami Veliu.

Ngjarja ndodhi rreth orës 05:00, në fshatin Ngurrëz e Vogël, ku në territorin e jashtëm të banesës së tij është plagosur me armë zjarri shtetasi Faik Veliu, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i parë i policisë:

Sot rreth orës 05:00, në fshatin Ngurrëz e Vogël, Lushnjë, në territorin e jashtëm të banesës së tij, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi F. V., 65 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Pas pak minutash policia njoftoi edhe për kapjen e autorit:

Si rezultat i reagimit në kohë të Policisë dhe veprimeve të shpejta hetimore, u bë e mundur identifikimi dhe kapja e autorit të plagosjes së shtetasit Faik Veliu. Autori është shtetasi Sami Veliu, vëllai i 65 vjeçarit.