zoom

Aktualitet

Vëllai i zuri pritë me kallashnikov! Plagosja në Lushnjë, banori: Gratë ulërinin

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga plagosja e 65-vjeçarit, Faik Veliu në Lushnje.

Mësohet se Faiku ka qenë duke u shërbyer bagëtive dhe sapo ka dalë nga dera e kasolles është qëlluar me armë zjarri kallashnikov nga i vëllai, Flamuri.

I plagosuri ka marrë tre plumba në trup, një në gjoks dhe dy në bark dhe po trajtohet në spitalin e Traumës në Tiranë.

Autori i dyshuar i plagosjes, i vëllai Flamur Veliu u arrestua nga policia, por mbetet mister arsyeja e konfliktit.

Banorët e fshatit, të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë të plagosurit, thonë se nuk kanë dijeni për konflikte mes dy vëllezërve.

“Lashë lopatën dhe pashë të vëllain që po ikte me makinë, gratë ulërinin. Atë po e nxirrnin i vëllai dhe nipi. E ndihmova dhe çuam në Lushnje.”, tha njëri nga banorët.

Dy vëllezërit i kanë shtëpitë ngjitur në fshatin Ngurrëz të Lushnjes.