zoom

Aktualitet

Plagosje në rrethana misterioze! Lushnjë, 65-vjeçari qëllohet me armë pranë banesës së tij

Një 65-vjeçar është plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Ngurrëz të Vogël të Lushnjës. Sipas policisë bëhet fjalë për shtetasin me inicialet F. V, i cili u qëllua në territorin jashtë banesës së tij.

“Sot rreth orës 05:00, në fshatin Ngurrëz e Vogël, Lushnjë, në territorin e jashtëm të banesës së tij, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi F. V., 65 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.