Aplikacion
Shkaktari i aksidentit fatal në Durrës, me pasojë dy viktima, ka dhënë dëshminë e parë pas arrestimit.
Para grupit hetimor, në gjendje të rënduar, ai është shprehur se nuk e do më mjetin pas tragjedisë që shkaktoi, duke përplasur për vdekje dy të mitur dhe duke lënë të plagosur rëndë një tjetër. Ai ka pranuar se e drejtonte mjetin i dehur.
“Më vrisni. Nuk meritoj të jetoj. Dua të vras veten. Nuk më ka ngelur gjë për të thënë. Jam i tronditur. Nuk mbaj mend asgjë. Mora në qafë fëmijët. Isha i dehur”, është shprehur ai.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme në lagjen nr. 15, ku automjeti i drejtuar prej 57-vjeçarit doli nga rruga dhe përfundoi në trotuar, duke përplasur tre fëmijë rreth 10 vjeç, të cilët po luanin pranë banesave.
Dy të mitur ndërruan jetë në vendngjarje, ndërsa një tjetër po lufton për jetën në spital.
Hetimet paraprake tregojnë se drejtuesi i mjetit po lëvizte me shpejtësi dhe dyshohet se humbi kontrollin, duke devijuar nga rruga. Pas aksidentit, ai braktisi automjetin dhe u largua nga vendi i ngjarjes, por u arrestua nga policia pak minuta më vonë./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit