zoom

Kosova

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta ish-kryeministri i Kosovës

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta ish-kryeministri i Kosovës

Bujar Bukoshi, një ndër figurat më të rëndësishme politike të Kosovës gjatë viteve ’90-të dhe ish-kryeministër i Qeverisë së Kosovës në ekzil është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare.

Bukoshi ndërroi jetë pas një periudhe të gjatë me probleme shëndetësore. Ai jetoi dhe u trajtua nga ana shëndetësore për vite me radhë në Gjermani, aty ku edhe dha frymën e fundit.

Bujar Bukoshi (lindur më 13 maj 1947) u emërua Kryeministër i Qeverisë së Kosovës në ekzil pas shpalljes së Republikës së Kosovës më 1991 dhe për afro një dekadë punoi nga Gjermania për të sensibilizuar botën perëndimore për represionin serb në Kosovë.

Bukoshi ishte ndër themeluesit e institucioneve paralele shqiptare gjatë viteve ’90 dhe një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Presidentit historik Ibrahim Rugova./ Zoom.al